Bleona: Më kanë 2 mijë euro borxh/ Produksioni i “Dance with me”: I është paguar çdo gjë!

Gjatë mbrëmjes së parë të “Dance with me”, një koment i këngëtares Bleona Qerreti në Instagram-in e e skenaristes së këtij spektakli, Rozana Radi, ka bërë zhurmë në media. Të gjithë janë duke pyetur se çfarë e ka shtyrë Bleonën të komentojë në një foto të Rozanës me këto fjalë: “A do të na i jepni ato 2 mijë eurot që na keni borxh apo të fillojmë të bërtasim ne?”.

Pasi Rozana e ka fshirë postin nga Instagram-i, kjo nuk e ka ndalur Bleonën të vijojë duke komentuar sërish në një tjetër foto: “O baby, lekët”.

Bleona sezonin e kaluar ka qenë pjesë e spektaklit “Your Face Sounds Familiar” dhe mendohet se shkak i një reagimi të tillë të jenë llogari të pambyllura mes saj dhe produksionit. Megjithatë, burime për Blitz.al brenda TV Klan kanë konfirmuar se këngëtarja është paguar.

“Bleona është paguar dhe nuk po kuptojmë asgjë nga ky reagim. Madje kontrata e saj ishte e tillë që ne duhej t’i paguanim hotelin dhe avionin gjatë udhëtimeve në SHBA”, -ka pohuar burimi.

Megjithatë, të paqarta janë motivet që e shtynë Bleonën të komentonte vetëm në postimet e Rozana Radit duke qenë se nuk është vënë re asnjë koment në faqet e moderatores Alketa Vejsiu, regjisores Vera Grabocka dhe “Dance with me”. Kujtojmë se ajo dhe Rozana janë mikesha prej vitesh./Blitz.al/

 

...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *