First Stef Film Fest #3 – Festivali ndërkombetar i filmit për studentë, vjen në edicionin e tretë.
86 filma nga më shume se 40 shtete do te shfaqen gjate 5 diteve të festivalit. Kategoritë janë, Film artistik, Dokumentar dhe Animacion.
Zhanret jane nga drama, tek komedia, aksion, horror si dhe fantastiko shkencor.
Temat që trajtojne filmat janë të ndryshme, por me shume bie ne sy temat me karakter social, ku dhe pse ne zhanre si horrori ato trajtojne tema shume te ndjeshme për publikun.
Vendi ku do të shfaqen filmat jane tek Teatri Eksperimental “Kujtim Spahivogli” ora 13:00 dhe 15:00 dhe ne qiell te hapur tek “Reja” ne ora 20:00. Sot në mbremje në oren 19:30 do te bëhet ceremonia hapëse tek “Reja”.
Juria këtë vit është e përbërë nga emra te njohur si: Arben Derhemi, Eljan Tanini dhe Bertrand Shijaku.