Robert Aliaj pjesë e jurisë së Dance With Me, në vend që të komentonte perfomancën e Nard Ndokës me Greta Koçin i është hakërryer atij si përfaqësues i politikës. A nuk të vjen turp që je pjesë e atij parlamenti ku të gjithë kritikojnë e asgjë nuk ndryshon? A të vjen turp e si ndihesh mes atyre të korruptuarve, iu drejtua Robert Aliaj Ndokës, duke nxehur atmosferën dhe duke marrë duartrokitje nga publiku.
Megjithë hakërrimin dhe natyrën e tonin e Aliajt, Ndoka tha se ai është aty, në spektakël pasi është ndryshe nga të tjerët. Duke i dhënë pak a shumë të drejtë Aliajt, Ndoka u shpreh se politika është arti i së pamundurës.
Më pas juria i dha atij 10 pikë, edhe pse siç thanë ata, “po e vlerësojmë politikën ndryshe nga sa bën politika për artin”. Juria e përbërë nga Aliaj, Valbona Selimllari dhe Albi Nako vlerësoi guximin e Ndokës që ka dalë nga terreni i politikës duke u futur në atë të artit, akt që kërkon guxim./Pasqyre.al