Greta Friedman, gruaja e fotos ikonë që u shkrep ditën e përfundimit të Luftës së Dytë Botërore në Times Square është ndarë nga jeta në moshë 92 vjeçare.
Infermierja u fotografua në çastin që po e puthte një marinar dhe imazhi u kthye në ikonë të gëzimit për fitoren e luftës duke u bërë edhe një prej fotove me te njohura e më të dashura të shekullit XX.
Greta Friedman ishte 21 vjeçe më 14 gusht 1945. Ajo mësoi lajmin se Japonia u dorëzua dhe se fundi i Luftës së Dytë Botërore po vjen.
Ajo po kalonte në Times Square kur një marinar që po kalonte e mbështolli në një përqafim.
“Nuk e pashë të më afrohej dhe para se ta dija isha në krahët e tij”, – ka thëne ajo ne nje interviste te vitit 2012./Pasqyre.al