Një javë ka kaluar nga koncerti madhështor “Vals Hyjnor” realizuar nga Filarmonia dhe Kori i Kosovës në Bazilikën e Shën Palit në Romë. Dirigjenti Bujar Llapaj ka bërë nje falenderim të përzemërt për të gjithë yjet shqiptare që morën pjesë në të.
Falenderoj dhe përulem me respekt dhe mirënjohje të thellë përpara Tukiçi Genc, Inva Mula,Ermonela Jaho, Rita Ora, Lorik Cana, Shkëlzen Shkelzen Doli, Gezim Myshketa, Rame Lahaj, Elbenita Kajtazi, Andi Bajgora & Lum Veseli.
Korit të mrekullueshëm dhe Filharmonise se Kosovës, dirigjentëve Rafet Rudi dhe Baki Jashari, koncertmaestres Sihana Badivuku dhe Blerim Grubi.
Një falenderim të veçantë të “padukshmes” Ilire Vinca që e vetme arriti të menaxhojë skenen atë natë.
Faleminderit Kreshnik Aliçkaj, Genc Tukiçi për krijimet tuaja origjinale,
Faleminderit Shpëtim Shpetim Saraci dhe Gerti Druga për kontributin tuaj.
Ishte një natë magjike ku talenti dhe shpirti juaj I frymëzuar nga madhështia e dashurisë të Shenjtores Nënë Terezë triumfoi mbi çdo pengesë meskine dhe shpërtheu fuqishëm në qiellin Roman duke bërë krenar Kombin tonë Shqiptar.
Me mirënjohje,
Bujar Llapaj