I gjetur në plehra nga Nënë Tereza, sot do bëhet prift

Emmanuel Leclercq është një seminarist francez (kandidat për prift), doktor i filozofisë morale, autor i disa librave, prej të cilave edhe Méditer avec Mère Teresa (Të meditosh me Nënë Terezën)’. Gjatë këtyre ditëve ka shkuar në Romë për kanunizimin e Nënë Terezës, me të cilën është i lidhur ngushtë, sepse ishte ajo që ia shpëtoi jetën.
Këtë tregim e rrëfeu ai vet në një intervistë dhënë një Radio franceze, ku tregonte që ka lindur më 9 shtator 1982 në një lagje të Bombay-t, në Amravaki, ku ishte braktisur nga e ëma në mbeturina përballë një vend strehimi për fëmijë të Kuvendit të Misionareve të Dashurisë.
Mu në atë ditë Nënë Tereza shkoi për ta vizituar atë vend; Nene Tereza e hetoi këtë fëmijë, e mori dhe e dërgoi brenda strukturës: atë që Emmanuel sot e konsideron shtëpia e parë e tij.
“Gjithçka i kam borxh Nënë Terezës, ia kam borxh lindjen time, ia kam borxh krejtësisht jetën time”, theksoi ai për radion franceze RTL. Po mos të ishte ajo, s’do të isha sot në sheshin e Shën Pjetrit për të falënderuar dhe për tu lutur.
Pas një kohe të kaluar me motrat e Nënë Terezës, Emmanuel – rrëfen – e ka pasur fatin të adoptohet nga një familje franceze ku ka gjetur katër vëllezër: një indian, një haitian dhe dy francez. “Një bashkësi dashurie”, e definon i riu, i cili para një kohe ka shkuar në Indi për të vizituar shtëpinë e cila e kishte pranuar menjëherë pasi ishte braktisur. Për një periudhë edhe ka punuar me Misionaret e Dashurisë dhe e ka njohur edhe murgeshën plakë që i ka treguar se ka qenë dëshmitare e lindjes se tij në atë shtëpi. Dhe fal asaj që Emmanuel ka kuptuar historinë e tij dhe gjestin e dashurisë të Nënë Terezës.
Sot Emmanuel Leclercq është seminarist ( kandidat për prift) i ipeshkvisë së Avignonit dhe ka bërë që feja të jetë motivi kryesor i jetës së tij. “Në fjalën abbandonare (që në italisht dmth. braktisë) ekziston fjala dhuratë”, kështu i thotë ai radios franceze, “Nena ime më ka braktisur për të më dhënë jetën dhe ma ka dhënë në një mënyrë të jashtëzakonshme pasi që ka qenë Nënë Terezë, ajo që më ka bërë të denjë për këtë jete”. (Përktheu: Jeton Thaqi-VOA)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *