Përkujtim/ Lukë Kaçaj: Endem akoma si nomad, ka ardhur ora e vdekjes sime

Nga Vaso Tole

7 shtator: 15 vjet pa talentin dhe artistin e jashtëzakonshëm Lukë Kacaj!

Më fal Lukë, që këtë postim se bera dot në diten që na kujton kalimin tënd në jetën e pasosun! Ishe dhe mbete i madh, megjithëse dallgët e jetët të munduan krye e fund! Jetove aq sa ti tregoje të gjithëve, vlerat e interpretimeve t’ua. Isha me fat që të njoha në vitin 1998, kur gazetari i shquar Agron Çobani dhe Stefan Gajo po përgatisnin dokumentarin kushtuar jeteës tënde njerëzore dhe artistike. Pikërisht ato ditë e preke dhe nje herë skenën e operas si për ti thënë lamtumirë, por njëkohësisht edhe respektin tonë për Ju. AMEN! Fragment nga letra e fundit e Luk KAÇAJT e datës 11.01.1997 dërguar z. Armando Nicoletti në Itali: “Kanë kaluar tre vjet që jam kthyer në vendin tim.

Ende deri më sot jam duke u endur si një nomad, për rreth katër qyteteve, ku banojnë miqtë e mi, sepse nuk më kanë dhënë ende shtëpinë time. Nuk e di ende se kur do të ma japin, që më në fund dhe unë të gjej pak qetësi. Në këtë moshë pothuajse 72 vjeçare është shumë e vështirë të jetosh në këto kushte. Si pasojë kam qenë shumë i sëmurë dhe sinqerisht ju them se kam menduar që ka ardhur çasti i vdekjes sime. Është kaq e vërtetë sa kam thërritur priftin të më japë sakramentet e shenjta. Më vjen keq sepse kam konstatuar që edhe në praninë e qeverisë së tanishme nuk pres asgjë të mirë, sepse është një rregjim i gjithi neokomunist.

Kënaqësia ime më e madhe në këto tre vitet e fundit ka qenë inagurimi i Kishës së Fretërve Françeskanë, ku kam filluar të këndoj që kur kam qenë fëmijë dhe që ka qenë transformuar nga komunistët në një kinema. Në koncertin e organizuar, për këtë rast, me datë 28 tetor, kam kënduar romancën e Fieskos nga opera Simone Boçanegra të Guseppe Verdit…..Prej më se 35 vitesh jam duke pritur me ankth çastin e lehtësimit të dhimbjeve të mia. Nuk e di kurdo të jetë”.(Lindi: 19 korrik 1926, në Bajzë / Vdiq: 7 shtator të 2001 në Laç)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *