Me rreth 70 filma, Jean Paul Belmondo, 83 vjeç, u vlerësua në Venecia me Luanin e Artë për karrierën e tij, që në 50 vite ka kaluar të gjitha zhanret e kinemasë, nga Vryma e Re tek “blockbusters”.
Rryma e Re
Pas fillimeve të tij në teatër, Jean Paul Belmondo ka 17 vjeç kur Jean Luc Godard, në atë kohë kritik i kinemasë, i beson rolin e parë të madh, në krahë të Jean Seberg, në filmin “A bout de souffle”, që do të bëhet një nga filmat emblematik të Rrymës së Re.
Pas këtij triumfi të parë publik dhe kritik, Belmondo regjistron më shumë se 30 filma gjatë viteve ’60.
Me Godard, ai zhiron sërisht filmin “Une femme est une femme” (1961) dhe “Pierrot le fou” (1965). Nën drejtimin e regjizorëve të mëdhenj ai arrin të luajë në një shumllojshmëri rolesh. Në vitin 1969 ai do të luajë “La sirène du Mississipi” me një tjetër figurë të madhe të Rrymës së Re, François Truffaut.
Filmat e aventurës
Aktor shumë vizik, që adhuron të luajë pa dublues, Jean Paul Belmondo luan në shumë filma aventure që do të njohin suksese që do të jehojnë tek publiku. Fillimisht është “Cartouche” (Philippe de Broca, 1961) që shndërrohet në një triumf të vërtetë, më pas, me të njëjtin regjizor do të regjistrojë një tjetër sukses “L’Homme de Rio” (1963) me Françoise Dorleac.
I fortë nga këto suksese, ai vazhdon këtë valë me filmin “Les tribulations d’un chinois en Chine” (Philippe de Broca, 1965), që gjatë xhirimeve të së cilit bie në dashuri me partneren e tij Ursula Andress.
Filmat policorë
Filmat policorë do të përbëjnë një tjetër faqe të sukseseve të mëdha të Belmondo. Ai do të shkëlqejë në këtë zhanër me “L’aîné des Ferchaux” (Jean-Pierre Melville, 1963) më pas me të njëjtin regjizor realizon filmin “Le Doulos” (1963).
Me filmin “Le Cerveau” (Gérard Oury, 1969), do të arrijë një sukses të madh tregtar, po ashtu me “Borsalino” (Jacques Deray, 1970) të luajtur me një tjetër legjendë, Alain Delon, më pas do të vijojnë suksese si “Le Corps de mon ennemi” (Henri Verneuil, 1976), “Peur sur la ville” (Henri Verneuil, 1975) ku zhvillon disa numra të rrezikshme.
Por ndonëse suksesi tek publiku nuk mungon, kritika fillon të bëhet gjithnjë dhe më pak bindëse. Por kjo nuk do ta demoralizojë atë që do të vazhdojë me “Flic ou voyou” (Georges Lautner, 1979), “Le Marginal” (Jacques Deray, 1983) apo “Les Morfalous” (Henri Verneuil, 1984).
Rikthimi në teatër
I adhuruar nga publiku, Belmondo është gjithnjë e më pak i pranishëm në kinema duke filluar nga vitet ’80, përveç ndonjë filmi popullor të realizuar nga Claude Lelouch (“Itinéraire d’un enfant gâté”, 1988, “Les misérables”, 1995).
Pas rreth 30 vitesh që ishte larguar nga teatri, ai rikthehet në skenë në vitin 1987 me “Kean” realizuar nga Robert Hossein më pas me “Cyrano de Bergerac” (1989)./