Ndërtesa e Bibliotekës Kombëtare në Prishtinë, një mrekulli e arkitekturës moderne

Getty Grant ka përfshirë për herë të parë në ndarjen e grantit, një objekt në rajon, duke pasur parasysh se ky fondacion ka përfshirë objekte të arkitektëve shumë të famshëm nëpër vende të ndryshme të botës, përcjellë KultPlus.
Objekti i Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, punë e arkitektit kroat Andrije Mutnjakovic, në periudhën e fundit, në një konkurrencë të fortë është përzgjedhur në mesin e dhjetë objekteve në botë, të cilët e kanë fituar epitetin “mrekullitë e arkitekturës moderne”, nga fondacioni prestigjioz Getty Fondation, të cilët përzgjedhin çdo vit, objekte të rëndësishme të shekullit të 20 dhe 21, në mënyrë që ti rinovojnë, investime këto që janë shumë të kushtueshme, shkruan gazeta e Kroacisë Jutarnji List.

Getty Grant ka përfshirë për herë të parë në ndarjen e grantit, një objekt në rajon, duke pas parasysh se ky fondacion ka përfshirë objekte të arkitektëve shumë të famshëm nëpër vende të ndryshme të botës, përcjellë KultPlus.

Për këtë gazetë të Kroacisë ka shpjeguar për marrjen e grantit edhe Bekim Ramku, i cili ka shpjeguar për rrugëtimin e tij deri të ndarja e grantit. “Vitin e kaluar në Kosovë ishte kuratori i MoMA dhe kur e pa objektin e Bibliotekës, ai mbet i mahnitur duke shtuar një Wow”, ka thënë Ramku, i cili është edhe fitues i këtij granti, ku bashkë me Nol Binakaj nga Fondacioni i Arkitekturës në Kosovë, kanë vizituar arkitektin e këtij objekti.

Në këtë shkrim është theksuar edhe fakti, se pikërisht objekti i Bibliotekës Kombëtare të Kosovës nga prestigjiozja “The Independent”, e pat përzgjedhur në mesin e 30 objekteve më të shëmtuara në botë, ku vetë arkitekti ka thënë se edhe e bukura dhe e shëmtuara është shumë subjektive./KultPlus.com / (Fotografia: Emanuel Gjokaj)

Image result for biblioteka kombetare kosove


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *