Bib Frrokaj dhe Lek Gjeloshi janë fitues të Programit Rezidencial Ndërkombëtar “Cittadellearte”, Torino, Itali.
Ky program realizohet nga Ministria e Kulturës së Shqipërisë në kuadër të një bashkëpunimi intensiv me Fondacionin “Pistoletto” (Biella, Itali). Ministria e Kulturës institucionalizon dhe mundëson për herë të parë të drejtën e pjesëmarrjes së artistive të rinj shqiptarë në Programin Rezidencial Ndërkombëtar “Cittadellearte” Torino Itali, i cili do të zhvillohet në datat 10-21 tetor 2016. Pas konkursit të shpallur më 15 korrik 2016, artistët e përzgjedhur nga personalitetet artistike të UNIDEE, “Cittadellarte” 2016 që përfitojnë dy bursat nga Ministria e Kulturës Shqiptare janë: Bib Frrokaj dhe Lek Gjeloshi.
Sipas komisionit përzgjedhës artistët kanë përgatitjen artistike dhe përvojën e duhur profesionale për të ndjekur aktivitetet trajnuese të planifikuara në Cittadellarte dhe Art House, Shkodër. Programi Rezidencial Ndërkombëtar “Cittadellearte”, Torino, Itali, zbatohet në kuadër të Protokollit të Mirëkuptimit mes Ministrisë së Kulturës dhe Bashkisë së Torinos për bashkëpunimin dypalësh në fushat e artit dhe kulturës nënshkruar në datën 11 dhjetor 2015.