“Kujtesa e ujit”, çel sezonin artistik në Teatrin Kombëtar

“Kujtesa e ujit” vepër e autores angleze Sheila Stefanson do të çelë sezonin e ri artistik në 15 shtator në Teatrin Kombëtar në kryeqytet.

Vepra e vënë në skenë nga regjisorja Rozi Kostani interpretohet nga një kast aktorësh të talentuar si: Rajmonda Bulku, Olta Daku,Violeta Trebicka,Neritan Liçaj, Jonida Vokshi,Marin Orhanasi.

Gjithçka ka marrë jetë pasi autorja Stefanson zbuloi një studim, i cili përforconte idenë që uji përforcon kujtesën dhe emocionet.

“Çdo gjë do të jetë në tonalitete të rrjedhëta sepse këto personazhe për mua kanë mbetur peng i së shkuarës”, shpjegon regjisorja Kostani.

Sipas regjisores, ndërthurja e komedisë në këtë vepër me tragjiken është elementi që e kthen shfaqjen në intriguese.
Autorja na sjell teorinë që, “Uji” i ruan efektet e elementeve të shërimit gjatë, deri sa të lahesh përsëri, ashtu si “Kujtesa”.

Uniteti i kohës, vendit dhe hapesirës që janë përdorur në këtë vepër, na çon tek tragjedia. Perceptimi i rrethanës dhe shpërfaqja e karaktereve, përtypja e situatave i bën këto të fundit shumë komike. Ndërthurja e komedisë në këtë vepër me tragjiken është elementi më ngacmues i cili të jep hapsirë për të ndërtuar një shfaqje vërtet intriguese. Kjo është një tragji-komedi, e cilësuar si komedi e zeze, ku shpalos dhimbjen e rritjes së tre motrave dhe pasojat e asaj rritjeje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *