Nga Dorian Koçi
Udhëtari gjerman Arnold Fon Harf (1417-1505) ne vitin 1496, u nis nga Këlni, për të bërë një vizitë në tokat e shenjta, në Palestinë, udhëtim që e kreu për tre vjet. Në vitin 1497 ai kaloi në bregdetin e Shqipërisë dhe konkretisht në Ulqin, Durrës e Sazan.
Gjatë këtij udhëtimi për të komunikuar sadopak me njerëzit, ai shënoi 26 fjalë shqipë, 8 shprehje e numrat 1 deri 10 dhe 100 e 1000 të shoqëruar me përkthim në gjermanisht. Janë fjalë të zakonshme si: ujë, verë, bukë, mish etj., që iu deshën udhëtarit në jetën e tij të përditshme sa qëndroi ne Shqipëri.
Me përshtypjet e udhëtimit Harfi la në gjermanisht një dorëshkrim, i cili u botua më 1860, pas tre shekujsh e gjysmë. Këtu gjendet edhe ky Fjalorth i vogël i gjuhës shqipe, i cili përbën dokumentin e dytë të shqipes së shkruar. Fjalorthi i Arnold fon Harfit, është i vitit 1497.
Udhëtari, përveç listës së fjalëve, shprehjeve e numëroreve, ka lënë edhe disa shënime në ato vende të bregdetit shqiptar ku kaloi. Ndër të tjera ai shkruan se “Ulqini është një qytet shqiptar i bukur e i vogël”. Për Shkodrën megjithëse kaloi nëpër të, ngaqë udhëtimi Ulqin-Durrës, e bëri me det, thotë “se është një qytet i madh i sapo pushtuar nga osmanët”. Ishullin e Sazanit e përshkruan “si një liman të mirë deti, ku ka shume anije, në krahun e majtë të të cilit ndodhet një fshat i madh me 2000 vatra, i quajtur Vlorë” etj.
Fjalët shqip të Fjalorit të Fon Harfit
boicke bukë
vene venë
oie ujë
mische mish
jat gjathë, djathë
foeije voe, vezë
oitter uthër, uthull, ufull
poylle pulë
pyske pishk, peshk
krup krypë
myr mirë
kyckge keq
megarune me ngranë
pijne pim
taurne tavernë, pijetore
geneyre një nier
groëa grua
denarye denari
sto ‘shtu, po
jae ja, jo
criste Krisht
dreck dreq
kijrij qiri
kale kal
elbe elb
fijet fjetë
mirenstrasse mirë ndesh të rasha
mireprama Mirë mbrama
meretzeëen mirë se vjen
ake ja kasse zet ve a ke gjakafshë të re
kess felgen gyo kaffs qish blen kjo kafshë
do daple do t’a blej
laff ne kamnijss lajm një këmishë
ne kaffs një kafshë