Kujtojmë sot 60-vjetorin e krijimit të Teatrit Lirik të Operas dhe Baletit, tempullin e shenjtë të interpretuesve lirikë, orkestrantëve, balerinëve, mjeshtërve të korit dhe kompozitorëve që frymuan për ngritjen e këtij institucioni me vlera kombëtare. Në këtë datë, me një vendim të Këshillit të Ministrave të Republikës Popullore të Shqipërisë, më 7 shtator 1956 shteti e shkëput Teatrin Lirik nga institucioni i Teatrit të Estradës dhe Filharmonia e Shtetit.
Krijimi i operës ishte paraprirë nga vënia në skenë e operas së parë “Rusallka”, në vitin 1953.
Sot në këtë ditë 7 shtator 2016 Ministria e Kulturës do tëprezantojë projektin e rikonstruksionit të TKOB, një nga kantieret më të mëdha të qeverisë shqiptare në kulturë. MK thotë se është një projekt i rëndësishëm i cili synon t’i kthejë dinjitetin e nëpërkëmbur artistëve tanë të mrekullueshëm, që punojnë dhe studiojnë në kushtet e një teatri që ka një handikap kaq të madh mes Talenteve që sjell në skenë dhe Kushteve të mjera ku ata kultivohen.
Ministria e Kulturës uron Gëzuar 60-vjetorin dhe rininë tënde të dytë!
Faleminderit artiseve të mrekullueshme, gjenerates se re dhe themeluesve, artisteve brenda dhe jashte vendit, qe kane kontribuar dhe kontribuojne ne kete skene me emocione te medha.