FOTO/ Zhytësit e “Blue School” nxjerrin 1 ton mbeturina nga deti në Jalë

Vija e bregdetit shqiptar është ndër më të bukura dhe unike në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Infrastruktura e tij u zhvillua vetëm gjatë viteve të fundit, ndërsa plazhet dikur të virgjëra tani kanë kaluar në një zhvillim shumë të shpejtë dhe të pakontrolluar.

Peizazhet e mrekullueshëm tani janë duke u ndotur seriozisht nga turistë të papërgjegjshëm, të cilët nuk e respektojnë këtë mjedis të bukur dhe të virgjër.

Me përfundimin e sezonit të verës, Ecovolis organizoi “Blue School”,  Akademia e parë e Aktivistëve të Mjedisit në Shqipëri. 200 studentë të rinj dhe të motivuar shqiptarë u mblodhën në  kampin e Jalës  dhe organizuan një pastrim masiv të plazheve. Vetëm në dy ditë, ata arritën të pastrojnë më shumë se 3 ton mbeturina në gjirin e Gjipesë dhe plazhet e Jalës, si dhe nxorrën pothuajse 1 ton mbeturina nënujore. Pastrimi nënujor u udhëhoq nga Ened Mato, themeluesi i Ecovolis, gjithashtu i një zhytës i njohur dhe aktivist i mbrojtjes së mjedisit.

Aksioni do të vazhdojë edhe në plazhet e tjera, ndërkohë që operacionet e vitit të ardhshëm do të përhapen përgjatë gjithë bregdetit shqiptar, para fillimit të sezonit veror 2017.

det 5dettq q

det 3det 4det 5 543det 5 543

det 2

det 1

det 0

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *