Nga Aldo Cazzullo
Burrat kanë tendencë të bëjnë dallimin mes seksit dhe dashurisë; dhe janë të dënuar me mungesë lumturie. Ndërsa gratë, sa më shumë dashurojnë a duan, aq më shumë përfshihen. Kjo, i çon në zhgënjime; por u bën mirë. Kështu thoshte Indro Montanelli, me sinqeritetin e tij jo tërësisht feminist, se “burri shkon nga ideja tek krevati, ndërsa gruaja kalon nga krevati tek ideja”.
Unë mendoj se ai donte të thoshte se meshkujt kanë tendencë të bien në dashuri me një grua përpara se të bëjnë dashuri me të, ndërsa gratë më pas. Natyrisht, nuk mund të përgjithësosh; përjashtimet janë me miliona; por me pak fjalë, në qoftë se ndonjëherë nuk bëhen përgjithësime, për seksin dhe dashurinë nuk do të flitej kurrë. Kur u kam treguar miqve të mi për teorinë ‘Montanelli’, shumë prej tyre kanë reaguar në mënyrë entuziaste: “Kjo është e drejtë”. Kur ua kam treguar mikeshave të mia, shumë prej tyre e kanë mohuar të zemëruara a të fyera.
Në fakt, gratë nuk duhet të ofendohen. Përkundrazi. Burrat kanë prirjen të bëjnë dallimin mes seksit dhe dashurisë; dhe dënohen me palumturi- ndërsa femrat sa më shumë duan/ndjejnë aq më shumë të përfshira ndjehen dhe aq më shumë prirje kanë që të jepen tërësisht veten e tyre- kjo i ekspozon ndaj rreziqeve dhe zhgënjimeve; por u bën mirë, i bën më të mira dhe të afta të krijojnë lumturinë. Për fat të keq jo gjithmonë gratë dinë të zgjedhin njeriun e duhur, por kjo është një tjetër histori. Ndoshta, në vend që t’i ndjekin meshkujt, do të bënin mirë që të “mos humbisnin shfaqjen e artit të një të dashuruari ndaj tyre”(Paolo Conte).
Por një i dashuruar nuk është mbase- pothuajse asnjëherë një miklues i mirë. Është i pasigurt, ngacmues, bën lëvizje të këqija, djersin; me pak fjalë, njeriu më pak seksi i botës. Gjithashtu, edhe për shkak se ata u ka dhënë tashmë grave atë që thellë-thellë ato donin: një konfirmim të pushtetit të tyre mbi shpirtrat e njerëzve. Në këtë mënyrë, shumë burra dhe gra vazhdojnë në mënyrën e tyre të palëkundur, të krijojnë pakënaqësinë tyre.
*Cazzullo është gazetar italian/ Shkrimi i mësipërm është editorial në “Corriere della Sera”(Përshtati në shqip: Pasqyre.al)