Inteligjencë verbuese

Allen Ginsberg 

Shtegtoj prej Vdekjes
Për të të bërë një shenje Jetë përsëri ty
E ashpër dhe e mrekullueshme si përplasje veturash
Në Plaza de Armas.

Betohem që unë kam parë Dritën
Do të bej çmos për të puthur faqen tende të neveritshme
kur qivuri yt mbyllet.

Dhe vajtuesit njerëzorë ikin
në të tyren të vjetrën
Ëndërr.

Dhe ti zgjohesh ne Syrin e
Diktatorit te Universit.

Një tjetër mrekulli e mërzitshme! Unë jam
gabuar përsëri!
Indiferenca jote! entuziazmi im !
Unë ngul këmbë! Ti kollitesh!
Humbur në dallget e Arit që
valëzojnë përmes Kozmosit.

Ah, jam i lodhur duke këmbëngulur! Mirupafshim
Po shkoj në Pukallpa
të shoh vizione.
Sonetat e tua të pastra?
Dua të lexoj, më të ndyrat, të tuat
shkarravina sekrete.
Shpresa jote,
Në të Tijën, me të Pahijshmen Madhështi. Zoti im!

Përktheu:Genci Muçollari

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *