Kulla tek Teatri Kombëtar?!- Ndrenika: Nuk do të tretem në gropë, por do të shtrihem atje!

Në natën e fundit të Festivalit Ballkanik të Teatrit, i mbajtur në Teatrin Kame aktori i mirënjohur Robert Ndrenika i është drejtuar Kryetarit të Bashkisë, z. Veliaj dhe Ministres së Kulturës, znj. Kumbaro se atë nuk do ta tresë dheu nëse prishet godina e Teatrit Kombëtar, raporton Mapo.al

Ndrenika është shprehur drejtpërdrejti se është hapur fjala që do të transferojnë teatrin, për të ngritur kulla në tokën e tij aktuale.

“Nëse ndodh që godina e teatrit shembet, unë nuk do të tretem në gropë, por do të shtrihem atje”, – ka qenë deklarata në tavolinë, jo formale e aktorit Robert Ndrenika.

Ndrenika për disa minuta ka treguar se ka shëtitur në të gjithë Ballkanin, në Shkup, Athinë, Bukuresht ku teatrot janë prej 400 vjetësh, ndërsa në Tiranë po bëhen xhami, stadium dhe teatër jo.

 

“Le të bëhet edhe pas 5 vjetësh teatri, por ama të bëhet. Tiranës i takon teatri. Ajo është tokë e italianëve, të lutem mos e prishni teatrin, rikonstruktojeni atë, bëjeni modern”, – thotë Ndrenika…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *