Njihuni me Arjanin, instrumentisti që po “çmend” livet e Tiranës!

Ai është një nga talentet që “fshihet” pas disa këngëtarëve më në zë shqiptarë.

Bëhet fjalë për instrumentistin Arjan Brahimi, më të preferuarin e artistëve për aktivitetet e tyre muzikore, koncerte live apo festivale.

Me një background muzikor që do ta kishte zili çdokush, Brahimi ndan kohën e tij mes muzikës live dhe jetës akademike.

Prej vitesh, ai është pedagog në Akademinë e Arteve në lëndën e harmonisë. Njëherazi Arjani është aktiv në jetën artistike të Tiranës e jo vetëm duke bashkëpunuar me emrat më të njohur të skenës shqiptare si Gena, Mimoza Paraveli, Blerina Braka, Erik Lloshi, e së fundmi ai po punon ekskluzivisht vetëm me këngëtaren Anxhela Peristeri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *