“The Show must go”/ Freddie Mercury, simboli i një lufte që ende vazhdon

Sigurisht që bëhet fjalë për një legjendë. Një këngëtar që ende sot dhuron emocione teksa dëgjon këngët apo sheh performancat e tij. Lideri i një grupi të madh, por jo më shumë sesa emri që ai la pas. Një vokal potent, një njeri karizmatik, i shfrenuar në egon e vet shkatërruese, i tillë ishte Freddie Mercury, udhëheqësi i grupit Queen, që vdiq në vilën e tij luksoze në kuartin e Londrës Kensington. I cilësuar si një superstar dhe një nga këngëtarët më të mirë të rrokut, Freddie Mercury, humbi betejën me vdekjen si pasojë e infektimit me virusin Hiv- Aids. Vdekja e tij erdhi një mbrëmje vjeshte, më 24 nëntor të vitit 1991, por ai përkujtohet çdo 1 dhjetor si një simbol i luftës kundër virusit të shekullit. Freddie ishte infektuar me AIDS katër vjet përpara se të vdiste. Lajmi për historinë e tij shokoi mijëra fansa në të gjithë botën. Me një fëmijëri të kaluar në Indi, ai filloi të merrte mësime në piano qysh në moshën 7-vjeçare. Ai jetoi në Indi, tek gjyshja e tij deri në mbarim të shkollës, nga ku largua përfundimisht nga Zanzibari dhe India (në Zanzibar kishte lindur dhe në Indi kishte kryer shkollën), për t’u shpërngulur në Angli bashkë me familjen e tij. Aty nisi edhe aventura e gjatë e djalit të talentuar, i cili shumë shpejt u kthye në një nga këngëtarët më të njohur të rrokut, me grupin e tij “Queen”.

Freddie Mercury and Jim Hutton nje nga te dashurit e tij

Infektimi i Mercury me virusin vdekjeprurës fillimisht u bë i ditur nga shtypi anglez, e më vonë vetë Freddie e pohoi këtë gjë. Ai ishte viktima e parë e AIDS-it, skenën e botës së artit dhe mbi të gjitha të rrokut. Dëshira e fundit e Mercury, ishte që trupi i tij të digjej në krematoriumin “Kensal Green”, që gjendet në pjesën perëndimore të Londrës. Freddie njihej për orientimet e tij të shfrenuara seksuale. Madje për një kohë të gjatë ai është cilësuar si një biseksual. Megjithatë, pavarësisht jetës së shfrenuar, Freddie ishte një mashkull i turpshëm shpeshherë dhe i vetmuar, edhe pse kishte shumë dashuri të mëdha siç ishte ajo për Mary Austin, e cila vazhdon të jetojë në shtëpinë e Mercury sot e kësaj dite. Kjo ishte e vetmja histori e rëndësishme për të, së cilës i kushtoi edhe këngën “Love of my life”.

Freddie ishte i pandreqshëm në mënyrën e jetesës së tij. Preferonte të pinte shampanjë në vend të ujit, kokainën e kishte në vend të bukës, të cilën nuk e ndau deri në në fund të jetës. Ishte i dhënë shumë pas festave të çmendura dhe vetëm festimi i ditëlindjes së 35-të i kushtoi rreth një milion dollarë. Disa muaj para se të vdiste, ai këndoi përkundër dhembjes që kishte. Hyri në studio dhe inçizoi albumin e fundit “Innuendo”. “The Show must go” (Shfaqja duhet të vazhdojë) ishte porosia se duhet vazhduar të jetohej dhe të këndohej. Ai u nda nga jeta në moshën 45-vjeçare, duke lënë pas një perandori të tërë muzikore, me hite të pavdekshme. Freddie Mercury vazhdon ende të jetojë………./Pasqyre.al

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *