Nga Jüri Talvet
Sot në Stokholm borë e dendur bie.
Sigurisht që përpara se të hedhin hapin për në rrugë
Vendasit mbështillen me pallto të trasha e të leshta dhe nga rrobat
e pastra të pambukta e të ngrohta të saponxjerra nga garderoba.
Në të njëjtën kohë në Polinezi dielli shkëlqen
dhe gjenitalet e njerëzve atje mbulohen
vetëm nga një gjethe e hollë jeshile e këputur nga një shkurre
pas kasolles me një lehtësi të tillë sa një suedez mund të mbyllë
një kopje të Dagens Nyheter të lexuar
përpara një filxhani kafeje dhe ta fusë atë në një xhep ta palltos
rrugës për në punë
Në restorantin e hotelit të qytetit një grua
polineze me një bisht të trashë flokësh pastron tavolinën
aeroplanët e SAS transportojnë grupe të organizuara turistësh
suedezë të dalë në pension në Qipro dhe Dubai
ku kofshët vulgare të të dashurave
të rusëve të pasur i xhindosin gratë e vjetra suedeze
dhe i bëjnë zemrat e burrave suedezë të kërcejnë
Bora dhe akulli në flamurin e Drottninggattan
ngadalë mpaken, ndoshta sepse
nën to ajo ngrohtësi që mbetet
nga stomakët në dyqanet dhe restorantet aty afër rrjedh
Të rinjtë suedezë në muzeun nordik mblidhen rreth
një fotoje në të cilën (si për një sqarim të ngjarjes
në këtë kryeqytet evropian të vitit) përshkruhet
artin polinezian i tatuzheve, duke theksuar sa ekspresiv
mund të jetë diskursi i trupit (një modele e gjallë suedeze –
një djalë i ri memec, i ngjyrosur me shirita në bel –përpiqet
të komunikojë me publikun përmes shenjave duke fshehur
mornicat e tij të bardha)
Por në rrugë dimri këmbëngul
E unë nuk di në ç’mënyrë tjetër të të dua
Frika shenjon kufirin e saj përmes palltove të trasha,
trupat e mirushqyer dhe dëshirat sekrete që fshihen
në to, përmes një tjetër kufiri në mes
dy grumbujve me numra vitesh si shtresa e lehtë
e akullit në Drottningattan nën shollën e fortë prej gome shkrin.
Përktheu nga anglishtja: Marisa Kërbizi