Parfumi i ri i markës luksoze Kenzo, nis me një klishe të zakonshme: Një grua e bukur, në një ambjent plot klas por të mërzitshëm, e cila ka thjesht një dëshirë të jashtëzakonshme t’ia mbath prej aty.
Por kur largohet, ajo që shihni është aq e çuditshme, aq sa ju nuk do ta prisnit nga regjisori Spike Jonze, i cili ka bërë filma si “HER”, “Where the Wild Things Are” apo edhe video ikonë të grupeve Beastie Boys, Sonic Youth dhe të tjerë.
Reklama (ose filmi i shkurtër, që në media ka dalë me titullin “My mutant brain”) është një kërcim i papritur përmes një godine madhështore pothuajse bosh, para pasqyrave të saj të mëdha derisa shkon në një sallë teatri. Tingujt dhe koreografia nga Ryan Heffington, paraqet një performancë të lartë energjike të aktores Margaret Qualley (e njohur nga “Leftlovers” e HBO-se).
Rezultati është një protagoniste shumë më e pazakontë dhe e çuditshme, sesa nga çfarë parashikohet zakonisht në reklamat e parfumeve; një heroinë e zjarrtë me sy gjysmë të mbyllur.
Kjo reklamë të kujton disi videon e Jonze më 2001 titulluar “Weapon of choise” për Fatboy Slim ku luajti Christopher Walken teksa ecte një hotel Marriott.
” Protagonistja e reklamës pëlqen lëvizjet dinamike dhe shpejtësinë, po ashtu mënyrën sesi gjërat zhvendosen dhe rrëshqasin dhe përplasen në një kohë reale”, u shprehën Lim dhe Leon për gruan ideale të Kenzos në një deklaratë. “Ajo nuk është kurrë apatike, gjithmonë entuziaste. Ajo qëndron mbi turmat”./Pasqyre.al