Melania Trump ka paditur gazetën britanike Daily Mail dhe një bloger amerikan me shumën prej 150 milionë dollarësh, pas akuzave të publikuara nga këto media se ajo ka qenë një punëtore seksi në vitin 1990.
Daily Mail shkruante në një artikull se zonja Trump mund të ketë punuar si vajzë eskort me kohë të pjesshme në Nju Jork dhe gjatë asaj kohe u takua me burrin aktual Donald Trump, i cili tani po kandidon për Shtëpinë e Bardhë.
Pretendimet e këtyre mediave ishin ” një gënjeshtë e plotë”, tha avokati i zonjës Trump, Charles Harder.
Blogeri amerikan dhe britanikja Mail Daily tani i kanë tërhequr artikujt e tyre, por Melania ka kërkuar dëmshpërblim për cënim të imazhit.
“Këta të pandehur hodhën disa deklarata në lidhje me znj.Trump që janë 100% të rreme dhe jashtëzakonisht të dëmshme për reputacionin e saj personal dhe profesional”, tha Harder në një deklaratë për shtyp.
“Veprimet e të pandehurëve janë skandaloze, me qëllim të keq për dëmtimin e Znj.Trump, ndërsa dëmi shkaktuar prej saj është vlerësuar 150 milionë dollarë”.
Harder ka paraqitur padinë para Gjykatës në shtetin amerikan të Maryland.
Në padi theksohet se Melania Trump kërkon që gjykata të gjobisë të gjithë të pandehurit me një shumë prej 75,000 mijë dollarësh si kompesim për dëmet e shkaktuara ndaj saj.
Melania Trump, 46 vjeçe, ka lindur në Slloveni dhe u zhvendos në SHBA për të punuar si modele në vitet 1990. Ajo u martua me zotin Trump në vitin 2005.
Melania është gruaja e tretë e kandidatit Republikanë.
Artikulli i botuar në gazetën Daily Mail citon revistën sllovene Suzy, e cila shkruante se agjencia e modelimit ku punonte Melania Trump funksiononte gjithashtu edhe si një agjenci vajzash eskortë.
Gazeta citon gjithashtu gazetarin slloven Bojan Pozar, autor i një biografie të paautorizuar, i cili pretendonte se zonja Trump kishte pozuar me foto nudo në New York në vitin 1995 dhe po ashtu pretendonte se ajo kishte takuar zotin Trump atë vit, tre vjet para takimit të tyre të parë që ata çifti Trump thotë se ka ndodhur në vitin 1998.
Avokatët e Melania thonë se ajo u shpërngul në Shtetet e Bashkuara në vitin 1996./Pasqyre. al/BBC