Kryeministri Edi Rama ka mbetur i shokuar nga ajo çfarë ka parë te Akademia e Shkencave.
Kreu i qeverisë e ka cilësuar gjendjen aktuale të Akademisë së Shkencave si mjeruese, teksa theksoi se në të nuk ka ende një regjistër të personave që merrem me kërkim shkencor apo që bëjnë shkencë.
Në samitin e 11-të mbarëkombëtar të Institutit ALB-Shkenca, Kryeministri u shpreh se Akademia e Shkencave tregon rrënimin e gjithë sistemit të të bërit shkencë.
“Është ulëritëse, grupet e shkencës kanë nevojë për investime. Akademia e Shkencave është pa regjistër të atyre që bëjnë apo përpiqen të bëjë shkencë. Tronditëse, nuk ka një regjistër të vendndodhjes së aktivitetit të shqiptarëve që merren me shkencë.
Vetë shteti ynë nuk i di ku i ka shqiptarët jashtë atdheut. Nuk jemi aq shumë sa të mos numërojmë njëri-tjetrin, kur e mendon që kinezët numërojnë në kohë reale çdo kinez që diplomohet në çdo vend të globit pavarësisht se nuk shkel më në Kinë.
Ne sot s’kemi regjistruar dot popullin shqiptar… regjistri i të dhënave me shqiptarët kudo që jetojnë, për t’ju dhënë mundësi të jenë pjesëmarrës në jetën politike se duam që shqiptarët të votojnë.
Akademia e Shkencave është pamja më kuptimplotë e rrënimit të gjithë sistemit të të bërit shkencë në Shqipëri.
Po të ngjallej Eqerem Çabej besoj se askush nuk thotë se do mahnitej me “Mund të bëjmë më mirë dhe më tepër, por që të bëjmë Akademia duhet të jetë e atyre që merren me shkencë, që janë të interesuar që ajo të jetë qendra e gravitetit të gjithë forumeve, një sistem që vepron në një risi ku ka shumë autonomi të qendrave dhe burimeve të dijes.
Nuk mund të bëjmë Akademinë Shtetërore atë institucionin që dikton dhe përcakton kush është kush, por me liri dhe ndërveprim mund të ndërtojmë një sistem shkence që ti shërbejë edhe gjërave më bazike”, tha Rama.