Nisi edicioni i 73-të i Festivalit të Filmit në Venecia

Edicioni i 73-të i  Festivalit të Filmit te Venecias , hapet  sot në mbrëmje.

Prezenca e policëve dhe kontrolleve ka ardhur në rritje pas sulmeve në Evropë dhe në shenjë respekti për viktimat e tërmetit që goditi Italinë qendrore javën e kaluar, organizatorët kanë vendosur të anulojnë darkën gala të hapjes.

Drejtori artistik i festivalit Alberto Barbera, u shpreh se janë marrë disa masa për kontrollimin e trafikut dhe mjeteve, të cilat do të mbikëqyren përgjatë gjithë eventit, pa penguar pjesëmarrjen e njerëzve e gazetarëve, duke ju referuar Kult Pluss.

Në këtë festival, pritet të marrin pjesë emrat më të famshëm të Hollywood-it si dhe do të prezantohet një gamë e gjerë filmash amerikanë e ndërkombëtare.

Në garën për çmimin e madh janë 20 filma, duke përfshirë “The Bad Batch” të regjisores Ana Lily Amirpour, “Nocturnal Animals” me Jake Gyllenhaal dhe Amy Adams, “Jackie” me Natalie Portman, “Hacksaw Ridge” me Mel Gibson dhe “The Bleeder” me Naomi Watts.

Festivali do të hapet me filmin “La La Land”, ku në rolet kryesore interpretojnë Emma Stone e Ryan Gosling dhe do të mbyllet me filmin “The MagnificentSeven” me protagonist aktorin Denzel Washington. Kryetari i  jurisë së këtij viti, është regjisori britanik Sam Mendes, i njohur për filmat e James Bond, “Skyfall” e “Spectre”. Festivali do të mbahet deri në 10 shtator.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *