Shekspiri nuk është ai që njohim? Pastrimi i portretit mund të zbulojë fytyrën e vërtetë të tij

A ka gjasa që Shekspiri të mos jetë ai që njohim? Studiuesit shprehen se ka mundësi që ne mund të zbulojmë fytyrën e vërtetë të tij dhe ka shumë gjasa që ajo të jetë krejt ndryshe nga ajo që ne e kemi parë në portretin e famshëm.
Të gjitha portretet e Shekspirit janë kontraverse. Megjithatë, National Portrait Gallery në Londër thotë se duke e pastruar e fshirë portretin e Shekspirit pikturuar nga John Taylor do të mund ta zbulojë fytyrën e vërtetë të dramaturgut anglez.

Piktura që daton në vitet 1600 është një nga ato që thuhet se i ngjan më së shumti pamjes së vërtetë të shkrimatrit më të madh të të gjitha kohërave. Piktura u vu në Duke Theatre në Londër më 1660-ën.

Drejtoresha e National Portrait Gallery thotë se tanimë piktura është shndërruar në një relikt. Sot ka mbijetuar vetëm një shtresë e hollë e bojës e cila mund të fshihet, e shpresë për këtë mbetet të shihet një fytyrë e vërtetë e tij. Restauruesit në fillim kanë prekur pjesën e ballit, kanë zgjatur mjekrën, dhe piktura është kthyer më shumë në të verdhë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *