Njëherë Nënë Tereza shkoi në një dyqan në Londer dhe bleu ushqime që kushtonin 500 paund për t’i dërguar në një hostel për të varfër. “Është për të varfërit” i tha shitësit. “E admirueshme”, -tha ai, duke përsëritur shumën.
Nënë Tereza tha sërish se është per të varfërit dhe shitësi përsëriti se duhej të paguante shumën. Klienti pas në radhë tha se do i paguante ai. -E sheh, tha murgesha, Zoti do të bëjë diçka.
The Guardian shkruan se për admiruesit e saj, frytet e shenjtërisë së saj janë të dukshme, shtëpitë e të varfërve, supat, klinimat e lebrozëve, shtëpitë e jetimëve, shkollat, qendrat për të alkoolizuarit në 133 vende që drejtohen nga 4,500 motra të urdhërit të misionareve që ajo e themeloi më 1950-ën, për të ndihmuar më të varfërit nga të varfërit. Puna e saj u vlerësua me çmimin Nobel. Malcolm Muggeridge, njeriu filmi i të cilit më 1969 e vuri murgeshën shqiptare në rrugën e një emri ndërkombëtar, e quajti atë që bëri ajo në librin e tij në vitin 1971 “Diçka e mrekullueshme për Zotin”.
Por ky nuk eshte verdikti universal. Një prej kritikave më të paharrueshme ndaj saj ishte ajo e një gazetari anglez, Christopher Hitchens, që në vitin 1994 bëri një film me titull “Ëngjëlli i ferrit” (Hell’s Angel). Ai pretendonte se Nënë Tereza i trajtonte simptonat e varfërisë duke injoruar kauzat. . Ajo merrte para nga politikanë dhe figura wordpress të pasura e të urryera dhe nuk publikonte llogaritë.
Pozicionimi i saj kundër abortit dhe metodave e bëri atë një besimtare fondamentaliste. Shtëpia e saj në Kalkutë ku vdisnin të varfërit kishte standarde mjekësore të ulëta. Gjtihçka çonte në “kultin e vdekjes e vuajtjes”.
A duhet këto ta skualifikojnë si shenjte?
Vullnetarët e nënë Terezës janë përfolur për ripërdorim shiringash pa i sterilizuar. Një vizitë e vitit 1984 nxirrte në pah se në shtëpinë për ata që po vdisnin vështirë të dallohej një njeri që po vdiste nga një njeri që mund të kurohej.
Kjo vinte, thonë kritikët nga besimi arkaik e qëndrimi i Nënë Terezës ndaj vuajtjes, sepse ajo e shihte atë si të “bukur” pasi i bënte njerëzit të aftë të ndanin pasionin e Krishtit.