Vasilikë e bukur
yll, o yll i vashës
psherëtimë e bardhë
o e Ali Pashës
Dimër edhe verë qyqe
tridhjetë vjet në shkallë
po ç’pret moj e gjorë
Aliu s’është gjallë
Në fshatin ku linde
si hënë e gremisur
si dhogë e anuar
vidhat, të vidhisur
Nusezeza jonë
si një lot i grisur
vjehrra Shqipëri
ëndërr e pazdisur
Pret e pi rakinë
rruazë floriri
pret, e pret të vijë
Ali Pashë Veziri
Një natë me trupin
një natë me kokën
flë Vasiliqia
si ngrica me tokën
Vasilikë e bukur
yll, o yll i vashës
psherëtimë e bardhë
e Ali Pashës…