Romani i përktthyer në shqip nga Margarita Skënderi nën siglën e “Dudajt”, tregon historinë e një njeriu, i cili në muzgun e jetës së tij, tërhiqet në një fshat të vogël e të humbur të Austrisë.
Sapo Elias Eini vendoset aty, ai bën një zbulim të jashtëzakonshëm: atë të Librit të Jetës, veprës së shenjtë, në të cilën vetë Zoti ka regjistruar fatin e çdo qenieje njerëzore…
Eliasi është mrekulluar: aftësitë e jashtëzakonshme të këtij Libri sekret i japin atij pushtetin të ndërhyjë në rrjedhën e Historisë. Ai do të përpiqet të shpëtojë të afërmit e tij. Por në lojë është veçanërisht fati i një populli të tërë.
Një rrëfim befasues, që flet për miqësinë dhe kurajën, urrejtjen dhe ligësinë. I gjithëkohshëm, Libri sekret gjen një jehonë të madhe në aktualitetin dhe në prirjet e epokës sonë.
Fillimisht i botuar nga vetë autori në mënyrë digjitale, Libri sekret i Grégory Samak-ut njohu një sukses të menjëhershëm te lexuesit dhe u kthye në një fenomen në internet. Autori, profesionist i medies, jeton në Paris me gruan dhe dy fëmijët.