“Xhamadanin kuq si gjaku”, “Moj e mir synin larush”, “Djal i dashtun”, “Seç po fryn fllad pranvere”, etj. Këto janë disa prej këngëve më të njohura të kënduara në dhjetra vite e need pjesë e gëzimeve tona. Këngëtarja që I ka interpretuar me zërin e saj të magjishëm nuk është më.
Është ndarë nga jeta në moshën 82-vjeçare, bilbili i muzikës popullore qytetare shkodrane, Naile Hoxha. Ajo u shua në azilin e të moshuarve në Shkodër, ku kaloi edhe ditët e fundit të jetës. Ka kënduar shumë këngë prej moshës 13-vjeçare kur hodhi hapat e parë të karrierës. Hoxha ishte pjesë e Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore dhe një ndër këngëtaret e preferuara të regjimit të asaj kohe. Homazhet në nderim të këngëtares do të zhvillohen të martën nga ora 11:00 deri në 13:00 në Bashkinë e Shkodrës.
Naile Hoxha “Artiste e Merituar”, lindi në Shkodër më 31 Dhjetor 1934. Filloi të këndonte në një moshë të vogël me babain e saj. Shumë shpejt ajo u bë pjesë e një grupi të njohur artistësh si: Lucie Miloti, Bik Ndoja, Ibrahim Tukici, Xhevdet Hafizi.
Mori pjesë në koncerte të ndryshme në Shkodër, si dhe në Radio Shkodra ku regjistroi edhe këngët e saj të para. Rreth 4-5 vitë më vonë, në moshën 18-vjeçare, bashkë me familjen e saj të sapo krijuar, transferohet në Tirane ku fillon e këndon në atë kohë me Estradën e Tiranës dhe ma pas në Ansamblin e Këngëve dhe Valleve Popullore. Ajo u nderua me titullin “Artiste e Merituar” rreth viteve 1973-74. Gjithashtu në vitin 2012 në kuadrin e 100-vjetorit të Pavarësisë, u nderua me Certifikatë “Mirënjohje” nga Prefektura Shkodër.
“Kanga popullore ka kenë arma ma e mirë në duert e mia si artiste. Kangën e kam këndue me shpirt e zemër për me kënaqe tanë dashamiret e saj!”- është shprehur ajo.