Fotot e rralla të Nënë Terezës në Shqipëri

Foto shumë pak të njohura nga duart e një fotografi francez Michel Setboun, na kthejnë tablon e një realiteti me protoginiste Nënën, shenjtëreshën më të re.
Një album fotografish të rralla nga vizita e parë e Nenës Terezë në Shqipëri janë prezantuar sot nga Ketedralja e Shën Shtjefnit në Shkodër.
Në këto foto fare pak të njohura pasqyrohet pritja që i është bërë humanistes shqiptare në shtetin amë pasë rënies së komunizmit. Ato janë shkrepur nga fotografi francez Michel Setboun gjatë vizitës së parë të Nënë Terezës, në gusht të vitit 1989.
“Në vitet e para të Shqipërisë së sapo dalë nga izolimi, sfilitur nga lufta me vetveten deri në shkatërrim, “Nëna e ndaluar” do të vazhdonte të vizitonte tokën mëmë. Foto shumë pak të njohura nga duart e një fotografi francez Michel Setboun, na kthejnë tablon e një realiteti me protoginiste Nënën, shenjtëreshën më të re. Fytyra, kisha ende pallat sporti, njerëz, shenjtëri, dhimbje, fitore, përvujtëri në disa foto që flasin sa njëmijë fjalë.”, përshkruhet kjo vizitë nga Katedralja e Shën Shtjefnit në Shkodër, shkruan KultPlus.
Në këtë album figuron edhe fotoja me rastin e pritjes së Nënës Terezë në aeroportin e Rinasit nga At Zef Pëllumbi.Më pas shfaqen imazhet e masës së njerëzve të tubuar së bashku me Nënën Terezë në Katedralen e Shkodrës e cilaishte transformuar në palestër sportive gjatë regjimit komunist dhe foto tjera nga vizita në tokën e Shqipërisë.
20160824220439308
20160824220917690

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *