Një trekëndësh dashurie për genocidin turk ndaj armenëve

Genocidi ndaj armenëve tani vjen si një prodhim kinematografik, pas valës së vitit të kaluar për ta bërë historinë e dhimbshme të dëbimit të armenëve pjesë të historisë në arenen ndërkombetare. Filmi i titulluar “The Promise” me regji të Terry George do të shfaqet në kinematë botërore në fund vitit.

Për 130 minuta publiku do të mbërthehet pas një historie të veçantë. Gjithë skenari mbështetet mbi një trekëndësh dashurie mes një studenti amerikan të mjekësisë, një gazetari amerikan në Paris dhe një artisti armen. Gjithçka êshtë vënë në sfondin e ditëve të fundit të Perandorisë Osmane.

Premiera e filmit  do te jepet në Toronto International Film Festival në shtator, ndërsa disa nga aktorët që luajnë në këtë film janë Oscar Isaac, Chrian Bale dhe Charlotte Le Bon.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *