Imami italian poston foto murgeshash në plazh, i bllokohet Facebook

Ka qenë imami i Firences ka postuar foton e disa murgeshave me veshjet e tyre të zakonshme në bregder, dukë kërkuar dialog mbi ndalimin e burkës në Francë, por të nesërmen adresa e tij është bllokuar.

Postimi i Izzedin Elzir u shpërnda  2,700 herë dhe erdhi si përgjigje ndaj vendimit të qyteteve jugore të Francës si Kana dhe Nisa që ndaluan gratë me burka në plazhe.

Të nesërmen adresa e tij ish bllokuar.

“M’u desh t’u dërgoja kartën e identitetit për ta riaktivizuar atë. Donin të siguroheshin që eshte adresa ime- procedurë e çuditshme”, – tha imami i indinjuar. Ai u shpreh me keqardhje se “politikanët francezë ne vend qe te merren me probleme te tjera, merren me veshjet e grave myslimane”, ndersa shtoi se është thjesht në modë burka.

Dy ditë me vone, autoritetet italiane ndaluan imamin tunizian Khairredine Romdhane Ben Chedli.  35- vjeçari u akuzua për  lidhje me terrorizmin, citohen ANSA  dhe media.të tjera.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *