Policia franceze detyron gruan myslimane të zhvishet: Hiqe ‘burkën”

Pas ndalimit të “burkës” për gratë në plazhet e Francës mediat raportojnë rastin kur policia, urdhëron një grua myslimane që ta heqë shaminë që i mbulon kokën. Të armatosur, me shkopinj gome dhe spraj piperi, forca policore janë fotografuar duke zgjuar nga gjumi një grua të mbuluar, në prani të pushuesve të tjerë duke i kërkuar të heqë burkën-shaminë.
Imazhet tregojnë se ajo ka marrë gjobë, ndërsa incidenti ka ndodhur në plazhin e Nicës- Promenade des Anglais, jo shumë larg vendit ku ndodhi masakra e përgjakshme nga sulmi terrorist i korrikut. Gruaja e identifikuar si Siam nga Toulouse, tha se “nuk kishte menduar të lahej në det” dhe se donte thjesht të lagte këmbët.

Një biznesmen algjerian ka deklaruar se do të paguajë të gjitha gjobat e grave që mbajnë veshur burkë. Ai tha për CNN: Kam vendosur të paguaj për të gjitha gjobat e grave që mbajnë veshur burkë në mënyrë që t’iu garantoj atyre lirinë e të veshurit të këtyre rrobave”.
ad_216864095

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *