Shuhet legjenda e xhazit, Toots Thielemans, në moshën 94 vjeçare

Muzikanti belg Toots Thielemans i konsideruar si mbreti në rang botëror i harmonikës, vdiq në moshën 94 vjeçare. Ka qenë agjentja e tij, Veerle Van de Poel, që e ka njoftuar median. Sipas saj, ai vdiq në gjumë, një muaj pas shtrimit në spital, ndërsa më herët ishte dëmtuar nga një rrëzim.
I lindur më 29 prill në vitin 1922 në Bruksel, Toots Thielemans u zhvendos në fundin e viteve 1940 në SHBA ku ai shoqëroi emrat më të mëdhenj të muzikës xhaz, nga Ella Fitzgerald tek Charlie Parker për të kaluar tek Bill Evans ose Gilberto Gil.
Muzikanti i parë që u dallua për origjinalitetin e tij me marrjen e “patentës së fisnikërisë” për harmonikën kromatike, ky instrument i vogël me një gjatësi rreth 15 centimetra, mjaft i vështirë për t’u zotëruar, ai ishte gjithashtu një kitarist i talentuar.
“Ai njoftoi në marsin e vitit 2014 për dhënien fund të karrierës së tij, pasi nuk ndjehej në formë të mirë shëndetësore për të siguruar mbarëvajtjen e një koncerti të plotë”, tha në një deklaratë menaxheri i tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *