Një tërmet i fuqishëm ka tronditur Italinë gjatë natës së sotme duke vrarë të paktën 20 njerëz, duke përfshirë dy fëmijë dhe shumë të tjerë përfunduan nën rrënoja.
Tërmeti me magnitudë 6.2 ballë ra rreth orës 3:30 të mëngjesit. Lëkundjet ishin aq të fuqishme sa tronditën ndërtesat në qendër të Romës më shumë se 100 milje larg dhe është ndjerë në të gjithë Italinë deri në Kroaci.
Të mbijetuarit kanë përshkruar skena apokaliptike në qytetet dhe fshatrat në afërsi të Perugias, kryeqytetit turistik në rajonin e Umbrias, i cili është veçanërisht i preferuar nga turistë britanikë.
Të paktën 20 persona raportohen të vdekur nga tërmeti
Ekipet e shpëtimit kanë tmundur të nxjerrin shumë njerëz nga rrënojat, por ende dëgjohen zëra të njerëzve që kanë mbetur të izoluar.
Epiqendra e tërmetit ishte në Norcia, Umbria, rreth 105 milje në verilindje të Romës, ndërsa qytetet më të goditur janë Amatrice, Accumoli dhe Pescara del Tronto.
Kryetari i Accumoli, Stefano Petrucci, tha në mëngjes se “Qyteti im nuk është më”.
Viktimat e para të tërmetit shkatërrues ishin një çift të moshuarish, shtëpia e të cilëve u rrëzua në Pescara del Tronto, në rajonin Marche, rreth dhjetë milje nga epiqendra. Një familje prej katër personash, duke përfshirë edhe një fëmijë tetë muajsh dhe vëllai i tij, nëntë vjeç janë raportuar të vdekur në qytetin Accumoli.
Dy vëllezër, të moshës katër dhe shtatë, u nxorrën nga rrënojat pasi ishin strehuar poshtë shtratit me gjyshen e tyre, kur ndërtesa u shemb. Ndërsa rreth 100 njerëz rezultojnë ende të zhdukur në fshatin Arquata del Tronto, raporton Dailymail./Pasqyre.al