Ambasada e Shqipërisë në Varshavë ka organizuar një aktivitet me rastin e Shenjtërimit të Nënë Terezës.
Ambasadorja e Republikës së Shqipërisë në Varshavë, Shpresa Kureta dhe Kryepeshkopi i Metropolitit të Varshavës, Kardinali Kazimierz Nycz, do të organizojnë një aktivitet me rastin e Shenjtërimit të të Lumturës Nënë Tereza, në kishën e Shpëtimtarit më të Shenjtë në Varshavë, më 4 shtator, në orën 18:30.
Aktiviteti do të përfshijë një Meshë të Shenjtë nën drejtimin e Hirësisë së Tij Kardinalit Kazimierz Nycz, Kryepeshkop i Metropolitit të Varshavës, si dhe një koncert gala kushtuar Nënë Terezës, nga një kuartet harqesh me muzikantë të njohur shqiptarë dhe polakë: Klaidi Sahatci dhe Andrzej Kilian – violinë, Katarzyna Losiewicz – violë dhe Vlorent Xhafaj – violonçel.
Aktiviteti është i hapur dhe janë të mirëpritur të gjithë të interesuarit.