Inskenimi i gjyqit të poetëve Vilson Blloshmi dhe Genc Leka

Nga Ilirjan Blloshmi

-Shoferi dëshmitar: Vilsoni më dha libra me gra lakuriq. Me pas foli nje mesues nga Berzrshta.  “Nuk ka si ta duam të birin e Bardho Lekës, Gencin, tha ai. Nuk duam të na ngjallet edhe njëherë përmbi kalë të bardhë i ati, Bardho Leka…T’ia tregojmë vendin ku e ka ky djalë. T’ua tregojmë vendin ku e kanë këta e bashkë me ta “gjithë kriminelët e tjerë, me gjithë armiqtë tanë kudo janë. Këta nuk kthejnë nga rruga e tyre. Si i ati dhe i biri…”

 

-Pas tij ka folur një nxënëse e gjimnazit, një oficer i kufirit, një kryetar kooperative…Retorikë, sharje, kërcënime, betime e premtime para partisë dhe udhëheqësit të madh…Fjalë nga ato që të ngrijnë gjakun.

 

-Fjala e prokurorit Qani Lavdari.

“Populli ynë, me radhë të shtrënguara fort rreth partisë e shokut Enver Hoxha, duke luftuar me vendosmëri kundër armiqve të jashtëm, imperialistëve me ata amerikanë në krye, edhe kundër revizionistëve me ata sovjetikë në krye”

 

-Aktekspertiza e Djana Culit.

Poezinë “Pa titull” eksperti konkludon se “është pesimiste, se autori shpreh dëshpërimin që i ka kaluar jeta e fëmijërisë, e cila ka qenë e bukur për të, ndërsa tani nuk është më dhe në jetën e tanishme i kanë mbetur vetëm gërmadha e gurë”.

Tek poezia ‘Oxhaku’ autori flet për oxhakun, rreth të cilit janë shumë miq, por janë dëgjuar edhe këngë partizane. Oxhaku ruan diçka të shenjtë. Mirëpo kjo diçka nuk përcaktohet. Gjithashtu, vargu “dikur rrodhën disa pika gjaku” është i errët, sepse, nëse autori e ka fjalën për kohën e luftës N. Ç, në atë kohë nuk kanë rrjedhur vetëm disa pika gjaku”

 

-Per poezitë “Vjeshta”, “Rrethi i hënës”, “Harabelat” etj., eksperti Nasho Jorgaqi  gjykon:

Vilsoni ka thënë se që të bëhesh njeri i afirmuar, duhet të studiosh dhe në gjuhë të huaj. Ai ka bërë përkthime nga autorë dekadentë, si: Lamartin, Shatobrian, Rembo, Bodler etj.. Ka nxjerrë shënime me përmbajtje reaksionare si “s’ka gjë më të bukur se ajo që nuk shërben për asgjë”, ka nxjerrë citime nga Gorki “nuk ka njeri më egoist se i sëmuri”, ose nga Naim Frashëri “mos u bëj mjaltë se të hanë mizat” – citime që i shërbejnë ideologjisë së tij”.

 

Pas gjithe këtij inskenimi në 13 qeshor. Prokurori dha pretencën: Genc Leka dhe Vilson Blloshimi  të dënohen me vdekje, me pushkatim….

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *