Woody Allen pyetet për çdo gjë përveç akuzave për abuzim seksual ndaj të bijës

Edicioni i 69-të i Festivalit të Filmit në Kanë/Francë u hap të mërkurën në mbrëmje me filmin e funit të regjisorit Allen “Café Society”, vendosur në Hollyëood dhe Neë York në vitin 1930. Në një konferencë shtypi të mërkurën paradite, Woody Allen u pyet mbi pikëpamjet e tij mbi romancën, famën dhe se si ia del të punojnë në moshën 80-vjeçare. Aty megjithatë, nuk kishte asnjë pyetje, asgjë në lidhje me akuzat e abuzimit seksual nga vajza e tij e birësuar, Dylan Farrow, shkruan New York Times.
Këto akuza u ngritën përsëri të mërkurën nga Ronan Farrow, vëllai Dylan dhe djali i vetë Ëoody Allen nga marrëdhëniet e tij me Mia Farroë. Në një artikull të publikuar nga “The Hollywood Reporter” pak më pak se një orë para konferencës për shtyp, artikull i titulluar “Im atë, Woody Allen dhe rreziku i pyetjes së pabërë”, Ronan Farrow fajësonte mediat që nuk arrijnë të bëjnë pyetje të vështira dhe makinerinë e marrëdhënieve me publikun të Woody Allen që i shmang mediat. Z. Allen i ka mohuar akuzat në të kaluarën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *