Zyra e Facebook: Si të punosh në vitin 2016

Hapësira e punës është kthyer prej kohësh në ëndrrën e çdo dizenjuesi. Kjo, mund të shihet fare mirë edhe në zyrat e Facebook. Pamja më poshtë tregon një hapësirë të gjerë. Dizenjimi është minimalist dhe bashkëkohor, me një ndjesi kryesisht industrial. Me vizatimet në mure, nga lulet e deri tek Superman, ajo përçon një ndjesi argëtimi dhe rinie. Mobiljet nga ana tjetë janë tepër të thjeshta, çka jep iluzionin se ato nuk gjenden fare aty derisa ju t’i vini re. Hapësira e madhe është mjaft efikase për të lejuar çaste pushimi, ndërkohë pa penguar lëvizjen e lirshme të punonjësve brenda saj.
Salla e mbledhjeve
D
homat e mbledhjeve të sjellin gjithmonë në mend pamje formale. Megjithatë, tek Facebook, kanë arritur që edhe për mbledhjet të krijojnë një hapësirë argëtuese e të gjallë. Në dhomë dominon ngjyra e bardhë, gjë që e çon të gjithë vëmendjen tek muret me dizenjo. Ndjesia e lehtë e informalitetit i bën punonjësit dhe stafin të ndihen më të çlirët.
Konteporane
Zyrat e Facebook, në fakt duken se kanë gjithçka. Çdo gjë brenda tyre të bën të ndihesh i ri dhe modern. Përdorimi i ngjyrave më të errëta në mure për ta bërë hapësirën të duket më e vogël, është një ide mjaft e zgjuar. Shpesh mund të duket si një hapësirë e zbrazët, por me kolltukët dhe karriget lëkundëse të vendosura aty ku duhet, e zbut mjaft pamjen e përgjithshme. Ndriçimi gjithashtu ndihmon më shumë nga ç’mund ta mendoni. Dritat më të forta janë vendosur sipër kornizave të ndriçuesve LED, në mënyrë që ndriçimi të mos jetë shumë i fortë, duke lënë dritat e poshtme të krijojnë një ndjesi më të këndshme.
Të darkosh me stil
Me pamjen e saj më tepër prej një dyqani të vogël e ma pak asa të një mense, dhoma e ngrënies bie me të vërtetë në sy. Tryezat dhe karriget prej druri i japin një ndjesi të ngrohtë dhe familjare. Duke qenë një kuzhinë me vetëshërbim, stafi është i mirëpritur ne të për të ngrënë vetëm ose të shoqëruar. Dizajni është i ngrohtë dhe ftues, si shkak i përdorimit të drurit. Gjithashtu, në ndryshim nga zyrat, këtu mund të marrësh një ndjesi qetësie e relaksimi. (Përgatiti: Bjorn Runa)

FacebookOffice4facebookOffice3FaceBookOffice2

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *