Zyliha Miloti e Luftar Paja së bashku në “Made in Albania”

Zyliha Miloti e Luftar Paja si dhe njëaradhë prej 11 aktorësh të tjerë më të rinj do të të ngjiten në skenën e Teatrit Ekeperimentar me dramën më të re të Stefan Çapalikut ‘ Made in Albania.

Pjesa e tretë e veprës “Triologia Albanica”, (ku bëjnë pjesë edhe monodrama “I’m from Albania dhe drama “Allegretto Albania”), vjen premierë për kryeqytetasit me datë 14 Prill 2016.

“Made in Albania” I bën jehonë Shqipërisë së sotme, asaj të vertetës, thelbësores, të “padukshmes”, “underground”-it shqiptar. Ngjarjet zhvillohen në një rrobaqepësi, biznes fasonësh, në të cilën punojnë gra të të gjitha moshave dhe që prodhojnë rroba me etiketat “Made in Albania”

Regjisor dhe producent ekzekutiv i këtij projekti është Altin Basha, i njohur tashmë si regjisor i një teatri të ri.

Altin Basha, në bashkëpunim me autorin ka pasur një sukses ndërkombëtar në Festivalin “Drama të Reja nga Europa” në vitin 2010 në Gjermani, ku fituan cmimin e parë me dramën “Allegretto Albania”.

Kjo shfaqje është mbështetur financiarisht nga Bashkia e Tiranës dhe Teatri Kombëtr Eksperimental si dhe nga mjaft organizma të tjerë. Skenografe dhe kostumografe është Iliriana Loxha, koreograf Gjergj Prevazi dhe kompozitor Endri Sina.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *