Drama “Zogu i Zi” bazohet në historinë midis një vajze 12 vjeçare, e cila takohet me një burrë rreth të tridhjetave në një barbekju dhe aty nis historia e marrëdhënies midis tyre. Këto personazhe takohen pas 15 vitesh, për t’i dhënë mundësi njëri-tjetrit të rindërtojnë historinë e tyre, e riekzaminojnë sëbashku, diçka që secili e ka bërë brenda vetes. Pjesa ka të bëjë me natyrën e të vërtetës dhe sesi pas 15 vitesh ne mund ta ri imagjinojmë të vërtetën, ta rishpikim apo riemërojmë. Una kërkon të restaurojë vetveten , por përpara se ta bejë këtë ajo ka nevojë ta copëtojë historinë. Ketu hyn në rol multimedia, e cila zbërthen vizualisht këtë copëzim historie, si dhe heq distancën midis subjekteve të cilët janë të ndarë nga njëri-tjetri fizikisht, duke perdorur teleprezencën dhe internetin. Vizualisht shfaqja bazohet në teoritë e Lev Manovich, Soft Cinema. Është një tentativë për të lidhur personazhet, imazhin dhe internetin brenda një hapësirë siç është ekrani i projeksionit, në marrëdhënie me hapësirën teatrale. Shfaqja mund të ndiqet në datat 22-26 mars në orën 20:00 Në sallën “Iliria” në qytetin “Studenti”
Regjia: Donard HASANI.
Aktore: Eglantina CENOMERI, Pjerin VLASHI, Franceska HYSI.
Skena dhe Kostumet: Stela LAKNORI.
Projeksionet: Florian ÇANGA.
Animacioni: Denisa ORUÇI
Posteri: Harri ALEKSI
Grimi: Bebeka ALLA