Kostis Palamas
Unë jam këtu, i shthurur, i pabindur,
kafshoj bukën e mjerimit pikë e vrer,
më ka zbuar Ideali, Arti më ka lindur
kopil, mendjeprishur, me trupin që ther.
Mbi tryezën e shenjtë të leximeve të mia,
qiri mortor, kandilin e shoh tek shpirt po heq,
me librat, dritat, letrat, e ftohtë armiqësia.
Më djeg zjarri i keq.
Lindjen gabim, jetën mashtrim e quaj,
s’dua të di përse; Ëndrra që shkumëzon
dhe Dëshira e zezë, më tërheqin dy kuaj
dhe s’di se ku më çojnë… mos në ndonjë hon.
Përktheu: Romeo Çollaku