Zhak Prevert -Barbara

Zhak Prevert -Barbara

Kujtohu, Barbara
Atë ditë mbi Brest shiu binte litar
dhe ti ecje buzagaz, e lumtur
trëndafil me vesë, e qullur nga shiu
me shikim të vrarë
Kujtohu, Barbara
Atë ditë mbi Brest shiu binte litar
Unë të takova në rrugën e Siamit për herë të parë
ti më buzëqeshje afër për bri
dhe unë buzëqeshja si ti
Kujtohu, Barbara
unë nuk të njihja
Për herë të partë të shihja
Kujtohu
sidoqoftë kujtoje atë ditë
mos harro dukej sikur më kishe dalur në pritë
në strehën e një hajati rrinte një njeri
dhe në emer të thiri
Barbara , ku je Ti?
dhe ti ecje drejt tij nëpër shi
e qullur, trëndafil me vesë përmbi
dhe ti iu hodhe në përqafim
Kujtoje, Barbara atë gëzim
dhe mos më ki inat -Ti që të thash
unë me ti atyre që i dua u flas
edhe kur veç njëherë me ta jam takuar
u them ti të gjithë atyre që janë të dashuruar

U them ti
edhe kur nuk i njoh assesi

Kujtoje, pra
mos e harro, Barbara
atë shi që binte prore
mbi fytyrën tënde gazmore
dhe me lumturi mbi atë qytet

Mos e harro atë shi mbi det
mbi kantier

mbi anijen Uesan që ishte tmerr

Ah, Barbara
kjo luftë qe një marrëzi
ç’ndodhi me ty pra në atë shi
hekuri, zjarri, çeliku e gjaku plot neveri
dhe ai që të shtrëngonte në krahë
me dashuri
a ka vdekur, a është gjallë, a e di?
Ah, Barbara
mbi Brest shiu bie litar
ashtu siç binte më parë
por s’është më ai shi ngase gjithçka u gremis
është një shi i pikëlluar, i mërzitshëm, i bërë pis
nuk është më as shtërngata
e hekurit e çelikut e gjakut
Ka vetëm re të hirta të gjata
si qentë që ndërsehen
si qentë nuk vërehen
në ujin që rrjedh mbi Brest
dhe shkojnë të ngordhin larg
Larg nga Bresti , shumë larg

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *