Jeta jote, është jeta jote.
mos i lër pengesat të ta përplasin në një bodrum.
Qëndro i vëmendshëm.
ka edhe dalje.
Diku, në një anë, ka dritë.
Mbase nuk do të jetë një dritë e fortë, por fiton mbi errësirën.
Qëndro i vëmendshëm.
Zotat do të të ofrojnë mundësi.
Njihi, dalloji.
Nuk mundesh ta mundësh vdekjen, por mundesh ta mundësh vdekjen në jetë, ndonjëherë.
E sa më shumë të mësosh ta bësh, aq më shumë dritë do ketë.
Jeta jote, është jeta jote
Dije këtë derisa ta kesh jetën.
Ti je i mrekullueshëm, e Zotat presin të vetëkënaqen me ty.
(Në shqip nga Entela Hoxha)