Një kishë historike është zbuluar në Turqi, shkruan “Hurriet Daily News”.
Agjencia shton se zbulimi i mësipërm mund të ndryshojë historinë e ortodoksisë.
Kisha ka dalë nga gërmimet e kryera së fundmi në rajonin e Kapadokias, ndërsa specialistët thonë se janë afrekset brenda kishës që mund të shënojnë ndryshime të mëdha në ato që dimë për ortodoksinë.
Në afreske ka imazhe që nuk janë hasur më herët.
Zona ku u gjet kisha quhet “Nevşehir Castle”. Afreskët tregojnë Krishtin që ringjallet dhe vrasjen e shpirtrave të këqinj”, ka thënë kreu i bashkisë Nevsehir, Hasan Ünve.
Ai shton se afreske të tilla nuk janë parë në asnjë kishë tjetër, ndërsa datimi i kësaj të fundit shkon në shekullin e V.
Kisha është ndërtuar nëntokë dhe është më e madhe se kishat e tjera në Kapadokia.
“Na është raportuar se disa prej afreskeve këtu janë unike. Ka pamje të mrekullueshme si: një peshk që bie nga dora e Jezu Krishtit, atë që ngjitet drejt qiellit dhe shpirtrat e këqinj që vriten. Kur kisha të zbulohet plotësisht, Kapadokia mund të bëhet qendra më e madhe e pelegrinazhit të ortodoksisë”, -shtoi Unver.
Ndërkaq, arkeologu Semih İstanbulluoğlu që drejton gërmimet, është shprehur se muret e hollë të kishës kanë rënë për shkak të dëborës dhe shiut, por ato do të rregullohen gjatë restaurimit.(Pasqyre.al)