Zbulimet arkeologjike nënujore në Shqipëri prezantohen në Çikago

received_10156193067652044 received_10156193065062044

Çfarë ndodh kur kulturat takohen dhe njerëzit kanë mundësi të shkëmbejnë mallra, kulturë dhe influencojnë njëri-tjetrin si asnjëherë më parë?
Kjo është tema e ekspozitës së hapur në Muzeumin e Famshëm të Çikagos e cila sjell së bashku fakte, objekte, histori dhe për herë të parë edhe foto nga thellësitë e detit Mesdhe. Në këtë ekspozitë të mrekullueshme së cilës i ka kushtuar vëmendje edhe media amerikane për herë të parë prezantohet edhe Shqipëria.
Kjo falë punës 12-vjeçare të Fondacionit Amerikan RPM Nautical Archaeology, Qendrës Shqiptare të Kërkimeve Detare si dhe të gjitha partnerëve që bëjnë pjesë në këtë projekt nga Ministria e Mbrojtjes, Instituti i Arkeologjisë, Flota Detare etj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *