U stërpik kjo ditë
me shijen tënde,
si me parfum bajamesh,
dhe erëmim deti në Jug.
“Ti vetë je më e mira erë.”
Pastaj tinguj trupash
ranë mbi fjalë t’lakuriqta
t’lëngta, t’mishta…
dhe një zë brenda meje
sikur më tha:
“Puthmë me puthjen e gojës sate”.
Ti engjëll, brenda meje,
mos ma verbo fjalën
me dritën tënde
se s’kam mbi ç’gur
ta hedh terrin e humbjes
për Këngën e Këngëve!
(anna) – motiv nga Bibla