Zbardhen prapaskenat e qeverisë teknike! Rama president, Trump negociator

Edi Rama ka ardhur mbrëmë me urgjencë nga Zvicra. Mbasi takoi atje figura t’randësishme të vendit, i mërzitur sa më s’ka, sepse kryeministrit to Zvicra i duket depresive kishte dalë të ecte në ajër të pastër, kur shkëmbehet në rrugë me presidentin e SHBA-së Donald Trump. Në një bisedë me tone të ulta, Trump i cili ngulmoi për këto bisedime, i tërhoqi vërejtje Ramës pse e ka lënë Lulin e Doktorin në çadër. Madje i kërkoi llogari se pse nuk ka shkuar ta takojë herë pas here, meqë i ndajnë vetëm muret e kryeministrisë. Rama nga ana vet u justifikua me faktin që ka qe tepër i zënë nga takimet me aleatin e tij, from Skrapar, saqë mezi ka folur tek-tuk në telefon me Olsin.
Në këtë pikë kyçe të bisedimeve dypalëshe, Trumpi i tha se nuk i ka mbet hatri fare për atë deklaratën e Ramës kundër Trump gjatë fushatës në Amerikë, se atë kohë as ai nuk e besonte se do fitonte, madje shtoi se i kuptonte këto punë tani që ka vetë një barrë të rëndë të drejtimit të vendit dhe për shkak të kësaj barre, edhe ai vetë bën deklarata që se dinë ku e çojnë.
I tërhoqi vërejtjen pse në Sarandë është hequr busti i Hillaryt e Rama u ndje keq për këtë veprim të mbështetësve të Koços. Pas bisedimesh depresive në një vend si Zvicra, folën për llogarite bankare të Trumpit atje, për 300 mijë vendet e punës, për luftën antiterror, sulmet në Britani, Nobelin ne letërsi, varfërinë në Afrikë, për të ardhmen e Erdoanit, nëse Putini do rrinte edhe një dekadë në pushtet, për ujin pa ndalim në Prishtinë, për Kreshnik Spahiun, për UET dhe përplasjen mes doktorit e Çilit, për lulet nw ballkonin tim dhe për qiellin pa yje në Zvicër, Trump i tha Ramës se mund ta mbante Sorosin në Tiranë, me kushtin e krijimit të një qeverie teknike, – ku kryeministër të bëhej Nard Ndoka, si figurë që bashkon të majtën me të djathtën dhe president vetë Rama; në mënyrë që tani bashkëbisedimi të bëhet mes homologësh. Sigurisht, Trump kërkoi që Ministrinë e Arsimit t’ia jepte Monika Kryemadhit, që të merrej me ato që nuk shkojnë me reformën, ndwrsa Ylli Manjanit t’i dorëzonte çelësat e Vettingut. Sa për The doctor Berisha, Trump tha se “You know man, with him we can’t, bur without him is impossible”, kështu që bëj si t’bosh.
Me këtë marrëveshje, Rama u nis drejt Tiranës orët e vona të natës, me avionin presidencial të Trump. Ky i fundit po merr një sy gjumë në rezidencën e Lu-së dhe pasi të bëhet gati qeveria teknike do marrë pjesë në inagurim, ceremoni të cilën Bujar Nishani do e ndjekë nga televizori i Sandrit, pas lutjeve që i bëri Perëndisë, Visar Zhiti.
Gëzuar 1 Prillin,
I drejti dhe i pacensuruari, Doktor Gjëlëpra

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *