Nga Jason Katz për Washington Times
Gjatë fundit të shekullit të XX-të, në periudhën e zgjimit nga pëmbysja e komunizimit dhe fillimi i shpërbërjes së ish-Jugosllavise, triumfalistët trumpetonin në të gjithë Perëndimin. Francis Fukujama artikulonte “Fundin e Historisë” dhe një rend të ri botëror ku liria, paqa dhe demokracia do të mbretëronin.
Në fakt, historia nuk mbaroi. Luftërat shpërthyen. Një Federatë e re Ruse filloi të ngrihej, duke ruajtur disa shëmbëlltyra të perandorisë së dikurshme. Pa kaluar shumë kohë filloi shpërbërja e përgjakshme e ish-Jugosllavisë mes Luftrave Ballkanike.
Fatmirësisht, me ndihmën dhe mbështetjen direkte të Shteteve të Bashkuara, Bashkimit Evropian dhe të tjerë aktorë ndërkombëtarë, vendet e reja të Evropës Juglinore u bashkuan me sistemin Vestfalian të shteteve kombe. Nga hiri i luftës shtete të reja u shfaqën me emra si Bonjë-Hercegovina, Kroacia, Maqedonia, Mali i Zi dhe Sllovenia.
Por sidoqoftë, përpara tyre ekzistonte Shqipëria, një vend i vogël malor në bregdetin lindor të Adriatikut, i njohur në lashtësi si Iliri. Islamizuar me forcë nga otomanët në shekullin e XV-të, Shqipëria sot është një vend me maxhorancë muslimane, por përgjithësisht shekullar. Ky vend është referuar shpesh si një anëtar i rëndësishëm i aleancës së NATO-s dhe si kandidat për t’iu bashkuar BE-së.
Sot, situata ekonomike, politike dhe e sigurisë e vendeve të Evropës Juglindore është në rrezik. Kjo pjesërisht për shkak të valëve gjigande të refugjatëve.
Së fundmi, gjatë një diskutimi me Komisionerin e Bashkimit Evropian për Migracionin dhe Punët e Brëndshme, Kryetari i Parlamentit të Shqipërisë Ilir Meta komentoi: “Kjo krizë do të vazhdojë derisa dhuna të marrë fund në vendet e origjinës. Sa më e madhe largësia mes vendeve të origjinës dhe atyre të azilit, aq më e vogël mundësia që refugjatët të kthehen. Valë masive dhe të pakontrolluara refugjatësh mund të kenë pasoja negative afatgjata. Rreziku i ekstremistëve që mund të penetrojnë në Evropë është real. Ngjarjet e Parisit dhe Brukselit janë shembuj të qartë.”
Ilir Meta, një nga politikanët më me ndikim në vendin e tij dhe rajon, e nisi karierën e tij si njëri ndër studentët që u ngritën kundër komunizmit, lëvizje e cila solli pluralizmin politik në Shqipëri. Si kryeministër, ministër i jashtëm dhe tashmë si kryetar i parlamentit, Ilir Meta ka fituar reputacionin e një njeriu me pikëpamje reformatore dhe si një udhëheqës i vendosur për integrimin Euro-Atlantik të vendit të tij.
Aktualisht, Shqipëria vuan nga influencat e islamit radikal, megjithëse më pak se vende të tjera të Evropës Jugindore, si Bosnja dhe Kosova. Në secilin prej këtyre vendeve, një pjesë e vogël e popullsisë së besimit musliman, për shkaqe që vijnë nga periduha e tranzicionit dhe e komunizmit autokratik, është orientuar drejt kësaj forme të islamit arkaik. Për më tepër, secilit prej tyre i është dashur të përballet me faktin e forcave të huaja islamiste, përfshirë vehabistët, dhe përpjekjet e tyre për të promovuar këtë rrymë ekstremiste, duke ndërtuar xhami, ofruar shërbime publike, duke bërë investime, me qëllim shtrirjen influencës se tyre.
- Meta thotë se vendet evropiane duhet të jenë të vëmendshëm përkundrejt rrezikut real që terroristët mund të inflitrojnë mes valëve të refugjatëve, me qëllim hyrjen e tyre në Evropë: “Ne po pregatitemi dhe po forcojmë kapacitetet tona të regjistrimit dhe vetimit për cdo individ që mund të tentojë hyjnë, por kjo kërkon një shkëmbim më të mirë të inteligjencës, rritje të bashkëpunimit mes agjencive ligjzbatuese, si dhe mbështetje më të madhe nga Bashkimi Evropian.”
Shqipëria është përballur me sfidat e saj dhe falë udhëheqësve si z. Meta ka arritur të ndërtojë nje shtet demokratik me maxhorancë muslimane, por të përkushtuar ndaj zbatimit të ligjit, shekullarizmit dhe modernizimit. Për këtë arsye, Shqipëria është një aset i cmuar për politikën e jashtme të SHBA-së, BE-së dhe NATO-s.
E ardhmja ekonomike e Shqipërisë duket optimiste. Përtej një diversifikimi ekonomik në rritje dhe mbështetje për bujqësinë, ajo është pjesëmarrëse në Korridorin Jugor të Gazit, një projekt energjitik strategjik që zë fill në fushën masive Shah Deniz të gazit të Azerbajxhanit në Detin Kaspik dhe që së shpejti do do të ofrojë një alternativë kryesore për shkëputje nga varësia politike dhe energjitike e Rusisë.
Ndërtimi i Korridorit Jugor të Gazit do t’i sjellë Shqipërisë të ardhura shumë të nevojshme përmes taksave, tarifave të transmetimit dhe ajo që është më e rëndësishmja vende të reja pune dhe një standart më të lartë jetese për qytetarët e saj.
Këto dhe projekte të tjera ekonomike, së bashku me mbështetjen që z. Meta dhe kolegët e tij i japin reformave në mbështetje të zbatimit të ligjit, përfshirë edhe angazhimin e qeverisë në rritjen efektive të luftës ndaj kultivimit dhe trafikut të drogës, e bëjnë të ardhmen e Shqipërisë më të sigurtë. Është përgjegjësia e shteteve të konsoliduara që të mirëpresin hyrjet e reja. Aspirata e Shqipërisë per integrimin në BE është tashmë në axhendë.
Shtetet e Bashkuara duhet të zhvillojnë një strategji koherente vis-à-vis luftrave në Lindjen e Mesme dhe krizen e refugjatëve. “Vetëm fuqitë e mëdha mund ta zgjidhin spiralen e krizës humanitare. SHBA duhet të udhëheqin përpjekjet ndërkombëtare për një zgjidhje të qëndrueshme dhe afatgjatë në vendet në konflikt,” thotë z. Meta.
Shqipëria e cila ndodhet në rrugëkalimin e refugjatëve ka nevojë për mbështetjen e SHBA-së për inteligjencë, ruajtjen e kufijve, zbatimin e ligjit, reformat ekonomike dhe vecanërisht në drejtësi. Ajo ka gjithashtu nevojë që Amerika të flasë për të kur zëri i saj në Bruksel mbytet nga mosmarrëveshjet e 27 anëtarëve të BE-së. Washingtoni duhet të jetë miqësor dhe mbështetës, jo për shkak të zemrës së tij të mire, por sepse është në interesin e SHBA të forcojë aleancën me Shqipërinë.