
13 qershor 1920, vrasja e Esad Pashë Toptanit.
Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave e përkujton me imazhe dhe një tekst që hedh dritë mbi situatën politike të kohës.
[Më 13 qershor 1920 u vra në Paris të Francës Esad Pashë Toptani, një nga politikanët shqiptarë më me influencë të kohës, Kryeministër i Shqipërisë në vitet 1914 – 1916. Atentatori ishte Avni Rustemi nga Vlora, veprimtar i lëvizjeve patriotike në Shqipëri dhe Itali. Ish kryeministri i mërguar Toptani, në vitet 1918-1920 po përpiqej të ndërhynte pranë Konferencës së Paqes për t’u njohur si përfaqësues i Shqipërisë, përkundër vullnetit të forcave politike në Shqipëri. Siç deklaroi atentatori në gjyqin kundër tij në Paris, vrasjen e kreu për motive kombëtare, pasi e konsideronte Toptanin tradhëtar të Shqipërisë. Rustemi u shpall i pafajshëm nga Gjykata e Francës dhe u kthye në Shqipëri pas 6 muajsh paraburgim. Ai vetë vdiq në një atentat më 1924 në Tiranë, pranë vendit ku sot ndodhet sheshi që mban emrin e tij.Në foto: Avni Rustemi i arrestuar, pas atentatit në Paris, dhe Esad Pashë Toptani, fotografi nga Studio Marubi. Foto: AQSh.]
#ArkivatKujtojnë
#AQSh